BARCELONA!
Xavi zyrtarisht vazhdon me Barcelonën
25 April, 2024 @14:57
Për shkak se shpresa, entuziazmi dhe besimi i bordit, hapësira sportive në klub, stafi i trajnerëve dhe lojtarët janë për, atëherë kjo ka qenë arsyeja për qëndrimin tim si kryetrajner i Barcelonës.
Kështu ka thënë Xavi Hernandez, legjendë e klubit të Barcelonës, në konferencën e sotme për shtyp duke folur për vazhdimin e tij me klubin, përkundër se muaj më parë kishte thënë se do të ndërprejë kontratën me të përfunduar stinori 2023/24.
“Idea ime fillestare ka qenë e drejtë, pasi që është dashur të ndërrohet kahja. Por, situata është tjetër tash. E ndiej se jemi të fortë për të ndërtuar projektin e nisur, e di se nuk kemi fituar trofetë e synuara këtë stinor, por ekziston shpresa për të arritur gjëra të mëdha që në stinorin tjetër,” ka thënë ndër të tjera Xavi sot.
Barcelona në stinorin e kaluar u bë kampione e Spanjës me Xavin në krye të saj. Mirëpo, këtë stinor ekipi mbeti prapa Real Madridit veçanërisht me disfata në fund të dy El Clasicove. Gjithashtu, blaugranat nuk arritën të shkojnë larg në Copa del Rey si dhe u eliminuan në mesjavën e kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.