Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILOT RASHICA

Aston Villa bën ofertë për Rashicën

Aston Villa bën ofertë për Rashicën


24 May, 2021 @19:51

Aston Villa bën ofertë për Rashicën pritet të ndërrojë skuadër në këtë afat kalimtar të verës.

Dështimi i transferimit të tij në janar dhe tani rënia e Werder Bremenit nga Bundesliga, ka krijuar situatë tashmë të qartë se futbollisti kosovar nuk ka të ardhme në Bremen.

Sic raporton calciomercato, skuadra nga Premier League, Aston Villa, ka ofruar 16 milionë euro për ta marrë në posedim kartonin e Rashicës.

Aston Villa në fakt ka pasur interesim për ta transferuar futbollistin qysh në janar, por kërkesat e larta të drejtuesve të ekipit gjerman e pati pamundësuar transferin.

Për 24-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe skuadra të tjera nga Gjermania, Anglia, Italia dhe Turqia.

Kontrata aktuale e Milotit ka validitet deri në qershor të vitit 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga