Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBYLLET EPOKA XAVI TE BARCELONA

Xavi përshëndetet me fitore

Foto: FCBarcelona

Xavi përshëndetet me fitore


27 May, 2024 @8:16

Epoka e Xavi Hernandezit te Barcelona si trajner përfundoi me ditën e djeshme ku ekipi i Barcelonës mposhti Sevillën si mysafir, 1-2 [En-Nesyri 31’ - Lewandowski 15’, Fermin 59’]. Me këtë fitore dhe me vendin e dytë në kampionat, një stinor pasi që fitoi titullin, për Xavin ishte ndeshja e fundit me Barcelonën si trajner.

Asgjë për t’u veçuar dhe jo e zakonshme deri këtu, por nëse kujtohet vetëm muaj më parë konferenca për shtyp e Barcelonës kur lutën Xavin që të vazhdojë marrëveshjen dhe të qëndrojë edhe për një stinor, pasi që në janar kishte deklaruar se nuk do të vazhdonte - e bën edhe më kontravers vendimin e kryetarit Joan Laporta, që tashmë ka arritur marrëveshje në princip me trajnerin gjerman, Hansi Flick.

Më 24 maj Barcelona në një njoftim të shkurtë shkroi: “Kryetari Joan Laporta ka informuar Xavin që nuk do të vazhdojë kontratën me FC Barcelonën.” Tash ish-trajneri i Bayernit dhe reprezentacionit gjerman Hansi Flick pritet ta zëvendësojë atë në krye të shtabit teknik.

“Mendoj se puna nuk u vlerësua sa do të duhej. Titulli dhe Superkupa në stinorin e kaluar, ndërsa këtë stinor detajet e caktuara na ndanë nga trofetë. Dalë nga këtu me emocione të përziera, por e di dhe jam i sigurt se kemi bërë punë të mirë dhe ekipi është në rrugë të drejt. Vazhdoj të mendoj se do të bënim edhe më mirë stinorin në vijim,” ka thënë Xavi pas fitores së djeshme ndaj Sevillës në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Kampion i Spanjës u bë Real Madridi me 95 pikë, Barcelona përfundoi e dyta me 85, ndërsa në vend të tretë Girona me 81. Cadiz me 33 pikë, Almeria me 21 dhe Granada me po aq, u larguan nga elita e futbollit spanjoll.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga