GERHARD PROGNI

Gerhard Progni në stinorin që e lamë pas ka qenë golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i ekipit/ Foto: SCGjilani/fb
Specialisti i ndërprerjeve vazhdon me Gjilanin
25 May, 2021 @8:32
Njëri ndër futbollistët më të dalluar këtë stinor jo vetëm te Gjilani, por edhe në tërë Superligën 2020/21 - Gerhard Progni - ka vazhduar kontratën edhe për një stinor me ekipin e kuq nga Anamorava.
Njoftimin e ka bërë zyrtar klubi i Gjilanit dje duke treguar se kanë arritur të mirren vesh për bashkëpunim njëvjeçar shtesë me Prognin.
Progni që është i lindur në Bajram Curr të Shqipërisë dhe dikur ka qenë pjesë e kombëtares U-19 dhe U-21 ka shënuar më së shumti gola për Gjilanin në stinorin e fundit duke u dhënë 9, prej të cilave shumica nga ndërprerjet, ku edhe është specialist.
Gjithashtu, Progni është edhe lider i asistimeve te skuadra, me 4 sosh përgjatë stinorit.