Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KD-së

Prishtina dënohet me 1 mijë euro

Prishtina dënohet me 1 mijë euro


7 September, 2023 @10:31

Rekord-kampionja e Kosovës në futboll, Prishtina, është dënuar me 1 mijë euro për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknik në fushë të lojës nga tifozët e saj në përballjen Prishtina-Malisheva.

Komisioni Disiplinor i Superligës ka bërë të ditur Vendimin, ndërsa është theksuar se është dëmtuar fusha me bar natyral ndër të tjera aty.

“FC ”Prishtina”. Në minuten 34 të ndeshjes, tifozët vendas ”Plisat”, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, me ç`rast demtohet fusha me bari natyral. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Malisheva dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).” - ka shkruar njoftimi i KD-së në faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga