Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZILIANI

Jean Carioca ndahet nga Feronikeli

Jean Carioca me top/ Foto: KFFeronikeli/ fb

Jean Carioca ndahet nga Feronikeli


25 May, 2021 @8:07

Futbollisti brazilian i Feronikelit, Jean Agostinho da Silva, apo shkurt Jean Carioca, përmes një njoftimi në llogarinë e tij personale të Facebookut ka bërë të ditur që ka ardhur koha të ndahet me klubin e tij të deritashëm.

Mesfushori ofanziv dhe i krahut që ka bërë karrierë në disa ekipe dhe pas së fundi Kukësit arriti te Feronikeli 3 sezone më parë.

Carioca 32-vjeç këtë stinor ka regjistruar 4 asistime për ekipin e tij, që në xhiron e fundit mbijetoi pastër në Superligë.

“Përfunduam edhe një stinor. Edhe pse jo si e pritëm, kaluam një stinor të vështirë dhe mbajtëm Feronikelin në Superligë. Kjo mund të ketë qenë ndeshja ime e fundit me Feronikelin, pasi që me përfundimin e stinorit më ka përfunduar edhe kontrata me klubin. Tash është koha për pushim, për të mësuar nga gabimet dhe për tu përgatitur për një stinor tjetër. Sa i përket të së ardhmes, vetëm Zoti e di,” ka shkruar braziliani në llogarinë e tij.

Kujtojmë Feronikeli përfundoi stinorin në pozitën që siguron mbijetesën pastër, vetëm në xhiron e fundit të stinorit, pasi që barazoi me Llapin në Zahir Pajaziti si mysafir.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga