VENDIMI I KDE-së
Vëllaznimi dënohet me 900 euro nga KDE i FFK-së
31 October, 2024 @19:35
Për shkak të futjes së një personi në fushë të lojës, që ka kërcënuar referin e ndeshjes në përballjen Vëllaznimi-Mitrovica, KF Vëllaznimi është dënuar me gjobë prej 900 eurosh nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës, ka bërë të ditur FFK-ja në njoftim.
Vëllaznimi kishte fituar këtë ndeshje me rezultat minimal, 1-0 me golin e Rron Rogovës, mjaftueshëm për të mbajtur kreun e tabelës në kuadër të Ligës së Parë - Grupi A.
Vendimi i KDE-së:
KF “Vëllaznimi”. Lëshim në organizmin e ndeshjes. Në ndeshjen Vëllaznimi-Mitrovica , pas përfundimit të pjesës së parë një person i paautorizuar hyn në fushën e lojës dhe kërcënon gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika E. I Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 900 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Recedivist).