Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI NË SUPERLIGË

Vëllaznimi, edhe zyrtarisht në Superligë 2022/23

Vëllaznimi, edhe zyrtarisht në Superligë 2022/23


18 April, 2022 @20:19

Ka ardhur edhe fitorja e dytë në finale të serisë së PlayOffit dhe kështu, Vëllaznimi pas vetëm një edicionit të kaluar në Ligë të Parë të Kosovës, i është kthyer ekspres Superligës.

Edhe zyrtarisht KB Vëllaznimi është bërë kampion i Ligës së Parë, që e bën atë anëtar të ri të Superligës së Kosovës për edicionin e ardhshëm.

Gjakovarët pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Prishtinës së Re në finale të PlayOffit, kanë arritur që sonte të fitojnë edhe ndeshjen e dytë të serisë, për ta mbyllur atë, 65-76 [19-17, 20-21, 17-15, 9-23] dhe për të bërë serinë 0-2!

Prishtina e Re në anën tjetër do të luajë ndaj, me shumë gjasa, Rahovecit në duelin e PlayOutit për Superligë.

Sa i përket duelit të sotëm, ekipi i Shkumbin Kumnovës ka treguar fuqinë në cerek të fundit për të bërë dallimin, pasi që Prishtina e Re është treguar e afërt për të barazuar serinë deri në 30-minuta të ndeshjes.

Michael Green ka shënuar 33 pikë për gjakovarët në fitore, ndërsa ka kontribuuar edhe me 7 kërcime. Bardhi Rexha ka luajtur me double-double prej 12 pikëve dhe 15 kërcimeve, ndërsa Ujkan Karanezi ka shënuar 11 pikë.

Dion Haxhosaj fenomenal në anën tjetër, nuk ka qenë i mjaftueshëm për vazhdim të serisë finale. Ai kreu ndeshjen me 24 pikë, 20 kërcime, ndërsa Arti Islamaj dha 13 pikë.

Nga sezoni i radhës, Vëllaznimi do të jetë pjesë e Superligës, ndërsa fati i Prishtinës së Re do të kuptohet pas ndeshjes së barazhit ndaj, me shumë gjasa, Rahovecit. 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga