Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FAKT

Vëllaznimi hyn në histori si skuadra më e suksesshme që bie nga Superliga!

Vëllaznimi hyn në histori si skuadra më e suksesshme që bie nga Superliga!


11 April, 2021 @22:09

Vëllaznimi do të mbahet në mend si një ekip që ka humbur statusin e elitarit me më së shumti fitore të regjistruara gjatë stinorit të rregullt.

Gjakovarët e kanë mbyllur stinorin me 9 fitore, gjë të cilën nuk ka arritur ta bëjë asnjë skuadër tjetër e renditur në fund të tabelës, që nga paslufta.

Numrin më të madh të fitoreve si skuadër e fundit në tabelë më parë e kishin arritur Bashkimi në stinorin 2005/06 dhe Drita në stinorin 2011/12 me nga 5 fitore gjatë stinorit të rregullt.

Vëllaznimi këtë stinor i ka mposhtur të gjitha skuadrat e Superligës së paku një herë, përveç liderit, Ponte Prizrenit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga