Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi i kthehet fitores

Foto: KBVellaznimi/fb

Vëllaznimi i kthehet fitores


5 November, 2022 @20:51

Në një ndeshje shumë të ngushtë dhe të luftuar deri në sekondat e fundit të saj, Vëllaznimi ka arritur fitoren e katërt sezonale duke e mposhtur Rahovecin që tentoi deri në fund.

Rahoveci përkundër luftës së madhe të bërë, në fund u pajtua me humbjen nga Vëllaznimi 65-71 [14-12, 16-21, 14-22, 21-16]. Vreshtarët luftuan deri në sekondat e fundit të lojës, për të ulë epërsinë e gjakovarëve deri në 4 pikë, por në fund s’arritën të shënojnë treshet për të çuar dramën deri në fund dhe kështu u mposhtën.

Emmanuel Omogbo me 20 pikë e 8 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë te Vëllaznimi, ndërsa Damonte Dodd kreu lojën si më i miri me 14 pikë, 16 kërcime dhe 4 bllokada!

TABELA AKTUALE

Katërmbëdhjetë pikë shënoi edhe Jordan Harris, ndërsa bëri edhe 4 kërcime në fitoren e ekipit gjakovar, për të regjistruar të katërtën fitore dhe për tu ngritur në renditje.

Rahoveci, që ka larguar Devin Johnsonin nga ekipi, ka vuajtur edhe mungesën e Musab Malës, të cilin nuk deshtën ta rrezikonin sonte pasi që dukej të ishte i gatshëm për lojë, por kështu vlerësuan nga klubi.

Chris Seeley me 18 pikë, 7 kërcime e 3 asistime ishte më i dalluar te vreshtarët, ndërsa 15 pikë, 8 kërcime e 5 asistime i bëri Jahii Carson, derisa Visar Ejupi dha 10 pikë!

Pas kësaj ndeshjeje Vëllaznimi përkohësisht kap pozitën e tretë në renditje tabelare me një ndeshje më shumë dhe bilanc 4-5, ndërsa Rahoveci mbetet i fundit dhe tashmë në rrezik të shtuar për mundësinë e daljes nga fundi i renditjes tabelare!

Me këtë fitore, Vëllaznimi bën bilancin ndaj Rahovecit në duelet e ndërsjella 2-0!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga