Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 1: VËLLAZNIMI - VUSHTRRIA

Vëllaznimi i pakapshëm edhe në Play Off

Vëllaznimi i pakapshëm edhe në Play Off


5 April, 2022 @22:18

Siç është pritur, ashtu edhe ndodhi.

Vëllaznimi serinë e fitoreve ka vazhduar edhe në ndeshjen e parë të Play Offit në Ligën e Parë, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 106-67.

Skuadra gjakovare nga minuta e parë e deri në fund nuk e lëshoi epërsinë në asnjë moment dhe me lehtësi e mposhti kundërshtarin.

Pesë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore te Vëllaznimi. Michael Green me 22 pikë, Atik Koshi e Besnik Azemi me nga 16 pikë, Rron Dahsyla me 13 pikë dhe Ujkan Karanezi me 11 pikë.

Te Vushtrria u dalluan Erhan Sholla me 16 pikë, Engjëll Ramaj me 15 pikë dhe Anes Gashi me 11 pikë.

SKEMA E PLAY OFFIT

Vëllaznimit i duhet vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në finale të Play Offit, kurse Vushtrrisë i nevojitet fitorja për ta vazhduar serinë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë