Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE RUTINORE E GJAKOVARËVE

Vëllaznimi pa telashe ndaj Rahovecit

Pamje nga ndeshja e sontme, Vëllaznimi-Rahoveci/ TOPSPORTI/ G. P.

Vëllaznimi pa telashe ndaj Rahovecit


29 December, 2022 @22:44

Skuadra e Vëllaznimit ka kryer pritur detyrën ndaj Rahovecit sonte në Shani Nushi, derisa ekipi i drejtuar nga Josip Plantak ka shënuar fitoren e shtatë sezonale në Superligë, për të shtuar gjasat për PlayOff potencial!

Vëllaznimi ka mposhtur Rahovecin me 19 pikë dallim, ndërsa te vreshtarët sonte debutoi trajneri i ri i ekipit, Daniel Nelson. Çereku i parë ishte vendimtar në ndeshje, ku gjakovarët bënë mbi 20 pikë dallim, e më pas e shtuan atë dalëngadalë për të përfunduar duelin me 93-74 [32-11, 19-15, 24-20, 18-28] pasi që Plantak i dha mundësi të gjithë lojtarëve në dispozicion të shijojnë duelin!

Jordan Harris ishte më efikasi te Vëllaznimi. Ai shënoi 26 pikë sonte, ndërsa shutoi 5/8 për tri pikë. Me 15 pikë e 4 kërcime ndeshjen e kreu Emmanuel Omogbo, kurse 11 pikë ish-ekipit të tij i shënoi Jahii Carson, që bëri edhe 5 kërcime e 3 asistime në proces.

Shiko: TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Rahoveci në anën tjetër që sonte kishte në dispozion vetëm Braxton Hugginsin nga të huajt, më efikasi ka qenë Edmond Kryeziu me 23 pikë, ndërsa Bardhi Rexha kreu lojën me double-double prej 19 pikësh e 14 kërcimesh.

Vëllaznimi me fitore bën bilancin në Superligë 7-9, ndërsa Rahovecit i vështirësohen edhe më shumë punët tash, me bilanc aktual 2-13 mbyll vitin kur veçse ka nisur pjesa e dytë e stinorit!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga