Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF SEMIFINALS: VUSHTRRIA - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi, pritshëm në finale të PlayOffit

Vëllaznimi, pritshëm në finale të PlayOffit


9 April, 2022 @1:42

Pas sezonit perfekt në Ligë të Parë, me bilanc 18-0, Vëllaznimi ka kryer edhe misionin e gjysmëfinales së PlayOffit, duke e mposhtur Vushtrrinë edhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales për të arritur finalen e PlayOffit.

Kështu, basketbollistët kuqezi nga Gjakova, duke e mposhtur Vushtrrinë si mysafir 71-83 [19-25, 21-20, 18-22, 13-16] ka bërë serinë 2-0 dhe ka siguruar finalen.

PLAYOFF SKEMA E LIGËS SË PARË

Michael Green me 35 pikë ka qenë më efikasi te gjakovarët e drejtuar nga Shkumbin Kumnova, ndërsa me 20 pikë është dalluar Atik Koshi. Me double-double ndeshjen e ka kryer Besnik Azemi, duke dhënë 13 pikë e 12 kërcimë në fitore.

Derisa për Vushtrrinë këtu përfundon stinori 2021/22, Vëllaznimi në finale do të ndeshet me Prishtinën e Re, ku do të kërkojë fitoren në seri për të siguruar rikthimin ekspres në Superligë, pas rënies në sezonin e kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë