KERASAN PRISHTINA - VËLLAZNIMI
Vëllaznimi s’gabon, vazhdon ndjekjen e kreut
2 February, 2019 @19:56
Në ndeshjen e luajtur sonte në Prishtinë, skuadra e Vëllaznimit ka shënuar fitore me rezultat 70-80 ndaj Kerasan Prishtinës vendase, për ta vazhduar kështu ndjekjen e Feronikelit të kreut të tabelës.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte pothuajse e barabartë, ndërsa gjakovarët dallimin e bënë në pjesën e dytë, për ta shënuar kështu fitoren e 10 sezonale.
Më të dalluarit në këtë fitore të gjakovarëve sonte ishin Edmond Kryeziu me 25 pikë, 6 asistime e 5 kërcime dhe Atik Koshi me 16 pikë, 3 kërcime e 2 asistime, kurse te vendasit e Kerasanit u veçua Kujtim Ujkani me 24 pikë e 5 kërcime.
Amerikani që tashmë ka arritur në Kosovë, Taaj Ridley, sot nuk ishte pjesë e 12-shes së Vëllaznimit, ndërsa me shumë gjasë ai do të debutojë në ndeshjen e ardhshme, të cilën Vëllaznimi e luan ndaj Penzës në Gjakovë.