VËLLAZNIMI
Vëllaznimi zyrtarizon dy përforcimet
22 February, 2021 @13:08
Ditë më parë që ishte paralajmëruar sot Vëllaznimi i zyrtarizon dy përforcimet e reja të skuadrës.
Ty Nichols dhe Tiwian Kendley zyrtarisht janë pjesë e skuadrës gjakovare.
Nichols ishte pjesë e Prizrenit në pjesën e parë të stinorit dhe luajti me mesatare prej 15.7 pikëve, 7.1 asistimeve dhe 4 kërcimeve për ndeshje.
Kendley së fundi ka luajtur për skuadrën Jalisco në Meksikë, ku ka pasur mesatare prej 21.5 pikëve dhe 4.6 kërcimeve për ndeshje. Ai ka qenë edhe pjesë e ekipit nga NBA, Washington Wizards, gjatë ligës verore.
Vëllaznimi gjendet në pozitën e fundit në Superligë, derisa me këto përforcime dëshiron të mbetet në elitë.