VËLLAZNIMI
Pa zhvilluar ndeshje, largohet nga ekipi
22 February, 2021 @12:54
Vëllaznimi e largoi nga skuadra basketbollistin amerikan Kendall Jacks.
Jacks ishte transferuar te skuadra gjakovare dy javë më parë, derisa sot Vëllaznimi ka vendosur të mos vazhdojë me fundorin.
Kendall në dy stinorët e fundit ka luajtur në Portugali për skuadrat elite Barreirense dhe Ovarense, ku ka pasur mesatare prej 16.1 pikëve, përkatësisht 13.2 pikëve për ndeshje.
Vëllaznimi aktualisht gjendet në pozitën e fundit në Superligë me 4 fitore e 15 humbje.