Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONATI SHQIPTAR

Vllaznia angazhon edhe amerikanin e tretë

Vllaznia angazhon edhe amerikanin e tretë


22 February, 2021 @11:17

Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës nuk po ndalet me përforcime të huaja.

Pas transferimit të dy amerikanëve Anand Hundal dhe Stanley Davis, të cilët arritën ditë më parë në Shkodër, ekipit së fundi iu bashkua edhe përforcimi i tretë amerikan, Lorenzo Martinez.

Ky i fundit është 203 centimetra i gjatë dhe vjen nga skuadra Team Orlando në ShBA, ku ka luajtur për tri edicionet e fundit.

Vllaznia në krye të ekipit ka emëruar trajnerin po ashtu amerikan, Mathew Jones, ndëra në ditët në vijim janë paralajmëruar edhe përforcime të tjera për skuadrën shkodrane.

Skuadrat shqiptare këto ditë i kanë përvjelur mëngët duke bërë përforcime të shumta, pas vendimit të institucioneve shtetërore për heqjen e pezullimit për aktivitetet sportive që e kishte pamundësuar zhvillimin basketbollit dhe sporteve të tjera në hapësira të mbyllura për shkak të pandemisë.

Edicioni 2020-21 i kampionatit shqiptar në basketboll do të fillojë me datën 27 shkurt 2021 dhe është planifikuar të përfundojë deri më 30 qershor 2021.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike