SHKODËR
Arrijnë 2 përforcimet te Vllaznia
20 February, 2021 @18:45
Vllaznia e Shkodrës pas zyrtarizimit të trajnerit të ri të skuadrës, Mat Jones, ka prezantuar edhe dy përforcimet e ekipit që kanë arritur sot në qytet.
Anand Hundal dhe Stanley Davis janë përforcimet e radhës të ekipit kuqekaltër të Shkodrës, derisa synimi i shkodranëve është titulli i dhjetë kampion i Shqipërisë këtë stinor.
Kujtojmë, basketbolli në Shqipëri nuk u zhvillua për shkak të pandemisë coronavirus. Ndërsa stinori do të nis në javën tjetër dhe pritet të përfundojë në muajin maj.
Hundal është alo-qendër 208 centimetërshe, ndërsa është 22-vjeç, derisa Stanley Davis është playmaker 180 centimetra i gjatë.