HAJDE KOSOVË!

Foto: FIBA
Tashmë gjithçka u hap, Kosovë fito dhe shko
20 February, 2021 @18:25
Fitorja e Islandës ndaj Luksemburgut ka qenë motiv i madh për basketbollistët e Kosovës që po përgatiten për ndeshjen ndaj Sllovakisë që nis në ora 19:00. Borozani.com
Basketbollistët e Christos Marmarinos kanë qenë të dëshpëruar pas humbjes nga Luksemburgu pardje, ndërsa sonte e kanë mundësinë e fundit - fito dhe shko!
Mirëpo, e njëjta vlen edhe për ekipin sllovak. Pra fituesi i ndeshjes Kosova - Sllovakia do të bëhet ekipi i dytë që kualifikohet nga Grupi B i parakualifikimet për Botërorin 2023.
Kujtojmë, Sllovakia është ekipi që i ka shkaktuar Kosovës humbjen më të thellë në grup!
TABELA AKTUALE:
1. Islanda 5-1 (kualifikuar)
2. Luksemburgu 2-4 (eliminuar)
3. Sllovakia 2-3
4. Kosova 2-3.