Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: GOLDEN EAGLE YLLI - PONTE PRIZRENI

Vendasit 3 humbje radhazi, mysafirët 3 fitore radhazi

Vendasit 3 humbje radhazi, mysafirët 3 fitore radhazi


16 December, 2020 @17:19

Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë e ditës në Superligë në kuadër të xhiros së tetë, derisa Ponte Prizreni ka vazhduar serinë e fitoreve duke shënuar të tretën me radhë, në kurriz të GoldenEagle Yllit që shkarkoi trajnerin ditë më parë dhe regjistroi humbjen e tretë radhazi!

Pas një çereku të parë aspak të mirë dhe të dytit shumë të mirë, GoldenEagle Ylli në momentet kur tentoi këndelljen përsëri hasi në mbrojtje të fortë të kundërshtarëve dhe është mposhtur nga Ponte Prizreni me 9 pikë dallim, 62-71 [9-24, 26-13, 19-181 8-16].

Arti Hajdari ka qenë koshashënuesi më i mirë i Prizrenit në këtë ndeshje duke dhënë 22 pikë, 6 asistime e 7 kërcime në fitore, për tu bërë edhe më i miri i ndeshjes.

TABELA AKTUALE

14 pikë ka shtuar Xavier Cannefax, ndërsa Josh Martin ka luajtur me double-double prej 13 pikëve dhe 15 kërcimeve.

Në anën tjetër te Ylli nuk ka mjaftuar performanca tejet e mirë e amerikanit Griffin Ramme që ka qenë shumë afër shifrave triple-double duke e kryer ndeshjen me 20 pikë, 9 kërcime e 8 asistime.

Fitorja e bën Ponte Prizrenin me 13 pikë dhe bilans pozitiv 5-3, ndërsa Ylli tashmë me humbjen e tretë radhazi ka neutralizuar bilansin pozitiv që kishte nga 4-1 në 4-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga