Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Vendimi i FBK-së për Torcidën, reagon Vëllaznimi

Vendimi i FBK-së për Torcidën, reagon Vëllaznimi


19 October, 2022 @13:24

Pas miratimit të kërkesës së Torcidës nga FBK-ja që tifozët mitrovicas të udhëtojnë në “Shani Nushi” për ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Trepçës, klubi i Vëllaznimit ka reaguar me një postim zyrtar në Facebook.

KB Vëllaznimi e quan miratimin e kërkesës së FBK-së “joserioz dhe skandaloz”, ndërkohë që në njoftimin e shkruar e bën të qartë që e ka refuzuar kërkesën që Torcida të udhëtojë në Gjakovë.

TABELA AKTUALE

Postimi i plotë i klubit gjakovar:

DEKLARATË ZYRTARE | Data: 19.10.2022

KB Vëllaznimi njofton që vendimi i FBK-s për miratimin e kërkesës së Trepçës për udhëtim është tejet jo-serioz dhe skandaloz.
Në vendimin Nr. 581 të datës 18.10.2022 thuhet që klubi jonë është kontaktuar zyrtarisht nga FBK dhe ne nuk kemi siguruar prova të mjaftueshme që nuk ka siguri për tifozët mysafir.

Së pari, ne në asnjë moment nuk jemi kontaktuar zyrtarisht nga FBK si dhe FBK nuk e ka kërkuar mendimin tone si klub në asnjë moment.
Së dyti, pas ndeshjes kundër KB Pejës kemi hasur në probleme të cilat kanë përfunduar me përleshje JASHTË palestres dhe këto probleme janë ende si raste të hapura në Polici.
Duke marre parasysh që në palestren tone mbi 50% të shikueseve janë gra, vajza dhe fëmije ,KB Vëllaznimi refuzon kërksen e KB Tepçes për tifozët mysafir. Gjithmonë duke pasur në mendje sigurinë e të gjithëve.
Klubi jone ka respekt të madh për KB Trepçe-n dhe organizimin profesional të tyre. Gjithashtu, dëshira jonë është që të aprovojm kërkesën e tyre, por mendojim që zgjidhja më e mirë është që të mos kemi tifozë mysafir.
Kështu që me vendim të bordit ne ZYRTARISHT KEMI REFUZUAR KËRKESËN PËR TIFOZËT MYSAFIR.
P.s. Ne si klub jemi duke përgatitur pergjigjen ndaj kërkesës së KB Trepçes dhe do e dërgojim në FBK zyrtarisht gjatë ditës sotme.
Me Respekt,
Bordi i KB Vëllaznimi-t


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga