Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET GRANIT RUGOVA

Vendimtarja ndaj Sllovakisë, besojmë në kualifikim

Foto: FBK

Vendimtarja ndaj Sllovakisë, besojmë në kualifikim


Teksti: FBK

10 February, 2021 @23:37

Basketbollistët e Kosovës të martën mbrëma kanë filluar përgatitjet për ndeshjet shumë të rëndësishme që do t’i zhvillojnë këtë muaj.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët janë të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për të synuar kualifikim në rrethin e ardhshëm.

Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve.

“Të martën mbrëma kemi mbajtur stërvitjen e parë, ku atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë. Basketbollistët janë të motivuar dhe sigurisht se do të japin maksimumin në dy takimet që do t’i kemi gjatë muajit shkurt.

Unë besoj fuqishëm në basketbollistët e Kosovës se do t’i qasen ndeshjeve me seriozitetin më të madh e të kualifikohemi në rrethin e ardhshëm, që do të ishte historike për basketbollin e Kosovës.

Angazhimi nuk ka munguar asnjëherë dhe sigurisht se nuk do të mungoj as kësaj radhe. Ndeshja e parë do të jetë ndaj Luksemburgut, ku besoj në fitore, ndërsa më pas do të kemi sfidën vendimtare me Sllovakinë. Kësaj radhe do të jemi pa mangët pa publikun, që gjithmonë kanë dhënë mbështetjen e tyre, por besoj që të gjithë do të përkrahin Kosovën për tu kualifikuar në rrethin e ardhshëm”, ka thënë Rugova për faqen zyrtare të FBK-së.

Kosova A më 18 Shkurt do të ballafaqohet me Luksemburgun, kurse më 20 Shkurt me Sllovakinë. Përballjet zhvillohen nga ora 19:00. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Prishtinë, ashtu siç të gjitha takimet e Grupit B parakualifikues për Botërorin 2023.

Në këtë grup, Islanda është lidere me tri fitore dhe një humbje, nga dy fitore kanë Kosova dhe Sllovakia, kurse Luksemburgu ndodhet në vendin e fundit me një fitore dhe tri humbje.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Të gjitha ndeshjet e Dritares së Tretë të Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë. Ky ishte vendimi i mëhershëm nga Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës.


NGA FEDERATA

Edhe Superliga e femrave bëhet me sponsor

FBK Liga e Femrave

Edhe Superliga e femrave bëhet me sponsor

10/02/21 @ 23:30

XHIROJA 11

Caktohet orari i xhiros 11 në Ligën e Parë

FBK Liga e Parë

Caktohet orari i xhiros 11 në Ligën e Parë

10/02/21 @ 23:30

XHIROJA 13

Caktohet orari i ndeshjeve të xhiros 13 në Ligën e Femrave

FBK Liga e Femrave

Caktohet orari i ndeshjeve të xhiros 13 në Ligën e Femrave

10/02/21 @ 23:09

PEJA

Peja përforcohet me qendrën LeRon Dendy

FBK Superliga

Peja përforcohet me qendrën LeRon Dendy

10/02/21 @ 15:23

LEGJENDA

Në aksidentin tragjik të Kobe Bryant, fajësohet piloti

NBA

Në aksidentin tragjik të Kobe Bryant, fajësohet piloti

10/02/21 @ 12:33

KOSOVA

Dy emra, risi te lista e Marmarinosit

Përfaqësuesja

Dy emra, risi te lista e Marmarinosit

10/02/21 @ 10:16

ALL TIME SCORING LIST

Carmelo Anthony kalon legjendën Oscar Robertson

NBA

Carmelo Anthony kalon legjendën Oscar Robertson

10/02/21 @ 10:12

SUPERLIGA

Holloman largohet nga Ponte Prizreni

FBK Superliga

Holloman largohet nga Ponte Prizreni

10/02/21 @ 07:57

KOSOVA

Dardani, Myles, Mala, Zekiqi, Kastrati… në përgatitje me Kosovën

Përfaqësuesja

Dardani, Myles, Mala, Zekiqi, Kastrati… në përgatitje me Kosovën

09/02/21 @ 23:30

KOSOVA

Sot grumbullohet Kosova

Përfaqësuesja

Sot grumbullohet Kosova

09/02/21 @ 13:58

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga