DON BOSKO - ISTOGU
Vendosin gjuajtjet e lira, fitorja e radhës për skuadrën e Spaqit
25 October, 2018 @15:04
Don Bosko edhe në ndeshjen e tretë të stinorit në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, doli fitues.
Skuadra e trajnerit Valentin Spaqi, një minutë para përfundimit të ndeshjes, duke i shënuar gjuajtjet e lira arriti, ta mposhtë Istogun me rezultat 84-78.
Ermir Gashi ishte koshashënuesi më i mirë te Don Bosko me 23 pikë të shënuara, ndërsa u dalluan edhe Edin Hasani me 19 pikë dhe Gent Shala me double-double prej 13 pikëve e 12 kërcimeve.
Te Istogu, Diamant Shabani shkëlqeu me 24 pikë e 17 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Don Bosko aktualisht gjendet në pozitën e dytë pas 3 xhirove me bilanc prej 3-0, derisa kjo ishte humbja e parë e Istogut pas dy ndeshjeve të zhvilluara.