BUCURESTI - PRISHTINA
Boukichou e Dardani, për fitoren e dytë
24 October, 2018 @19:49
Prishtina edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të FIBA Europe Cupit, arriti të shënojë fitore, duke e mposhtur në Rumani Steaua Bucurestin me rezultat 87-81.
Prishtina pjesën e parë e mbylli në epërsi me rezultat 43-36, kurse në minutat e fundit të ndeshjes rezultati ishte më i ngushtë. Megjithatë, në fund me pikët e Boukichous dhe të Dardan Berishës, Prishtina arriti ta mposhtë kundërshtarin, për ta regjistruar fitoren e dytë në Grupin E.
Khalid Boukichou ishte më i miri te Prishtina me 29 pikë e 7 kërcime, ndërsa u ndimua edhe nga Dardan Berisha me 23 pikë.
Te Steaua më i dalluari ishte Skylar Rodrigo Spencer me 24 pikë.
Prishtina së bashku me Bakken Bearsin gjenden në krye të Grupit E me nga 4 pikë të grumbulluara.
Ndeshja tjetër e Prishtinës do të jetë kundër Bakken Bears më 30 tetor.