SHTESË E RE TE KOSOVA
Vesel Demaku do të përfaqësojë Kosovën
28 October, 2024 @14:20
Mesfushori defanziv i skuadrës austriake SCR Altach, Vesel Demaku ka vendosur të luajë për Kosovën. Ish-anëtari i Kombëtares U21 të Austrisë, të hënën, ka qëndruar në selinë e FFK-së, ku është takuar me presidentin Agim Ademi, drejtorin e Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxherin e Kombëtares, Bajram Shala. Me këtë rast, Demaku ka theksuar se menjëherë pasi ka marrë konfirmimin nga shteti austriak për dyshtetësi, pa hezitim e me zemër, ka vendosur që të luajë për Kosovën dhe të japë kontributin e tij në fanellën dardane. Kreu i FFK-së, Ademi tha se lojtar me potencial si Vesel Demaku janë gjithmonë të mirëseardhur në Kombëtaren e Kosovës. Demaku gjatë këtij edicioni ka zhvilluar 10 ndeshje në Bundesligën e Austrisë.