PËR TË DYTIN VIT RADHAZI
Veteranët e Vëllaznimit drejt Çekisë
14 June, 2016 @11:45
Për të dytin vit radhazi, veteranët e KB Vëllaznimit do të udhëtojnë drejt Çekisë, ku do të jenë pjesë e një turneu të organizuar me skuadra të veteranëve nga shtete të ndryshme të Evropës.
Pjesëmarrëse në këtë turnir do të jenë katër skuadra: Zalgiris nga Lituania, Weiden nga Gjermania, Vëllaznimi nga Kosova dhe Lokomativa Cheb nga Çekia, mikpritëse e këtij turneu.
Pjesë e veteranëve të Vëllaznimit do të jenë: Hashim Rraci, Shkumbin Kumnova, Jeton Zarari, Fadil Gjoshi, Vllaznim Rraci, Shkëlzen Bytyçi, Arben Muhaxhiri, Qemajl Zeka, Afrim Kamishi, Kastriot Zherka dhe Bashkim Abazi.
Nga Kosova drejt Çekisë skuadra gjakovare do të niset të mërkurën, me mjetet e udhëtimit të siguruara nga donatorë të ndryshëm.
Ftesa për KB Vëllaznimin që të jetë pjesëmarrës në këtë turnir erdhi nga ish-basketbollisti i gjakovarëve, Kujtim Nikoliqi, i cili në këtë turnir do të jetë pjesë e Lokomotivës vendase.
Pas shortit që përcakton dy duelet, ndeshjet do të luhen më datat 18 dhe 19 qershor. Më pas, zhvillohen ndeshja finale dhe ajo për vendin e tretë, duke marrë parasysh se pjesëmarrëse janë vetëm 4 skuadra.