INFORMATORI NR 12
Vetëm Prishtina e dënuar nga xhiroja e kaluar
12 December, 2018 @20:16
Raporti i fundit i Komesarit të Garave të Superligës, Informatori Nr 12 ka parë vetëm Prishtinën e dënuar nga ndeshjet e xhiros.
Ekipi i Prishtinës është gjobitur me 100 euro për sipas Nenit 48.13 të PG-së së FBK-së për këtë stinor.
“Mosparaqitja e lojtarëve me llogo të FBK-së / Mosparaqitja e lojtarëve me fanella dhe brekë me ngjyrë të njëjtë / Dukshmëria jo e mirë e numrave,” thotë ky Nen.
Nga duelet tjera të xhiros, nuk është shqiptuar asnjë dënim nga KG për xhiron XII të Superligës.