Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - PRISHTINA

Vitija mjafton për fitoren e Malishevës

FOTO / Malisheva

Vitija mjafton për fitoren e Malishevës


4 April, 2025 @17:36

Malisheva e mposhti Prishtinën me rezultat minimal 1-0 [Donart Vitija 2’].

Malisheva e gjeti golin herët në minutën e dytë të ndeshjes, pas një harkimi të Laurent Xhylanit nga korneri, shënoi Donart Vitija dhe mjaftoi për fitore.

Duhet të ceket edhe performanca e Ilir Avdylit që priti disa gjuajtje të lojtarëve të Prishtinës dhe luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Malishevës.

TABELA AKTUALE

Me 47 pikë Malisheva gjendet në pozitën e tretë, kurse Prishtina me 35 pikë në pozitën e pestë.

Në xhiron tjetër Malisheva takohet me Dritën, derisa Prishtina me Suharekën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga