Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MË NË FUND, VJEN FITORJA!

Pas 146 ditëve, Prishtina arrin fitoren e parë në Superligë!

Foto: FCPrishtina/ fb

Pas 146 ditëve, Prishtina arrin fitoren e parë në Superligë!


28 March, 2025 @22:52

Ka qenë data 2 nëntor e vitit të kaluar kur Prishtina mposhti Ferizajin. Ka qenë fitore e fundit e Prishtinës, kjo e para katër muajve në Superligë. Assesi të këndellet ekipi i Jean-Michel Cavalli që është më afër rrezikut për mbijetesë sesa garës për dalje evropiane.

E sot, falë golave të sekondave të fundit në pjesët përkatëse, Prishtina ka arritur të shënojë fitore ndaj Feronikelit’74 të fundit në tabelë, ashtu që t’i kthehet 3-pikëshit, për herë të parë këtë vit, pas 146 ditëve në total dhe 4 muajve!

TABELA AKTUALE

Prishtina mposhti Feronikelin’74 2-1 [Leotrim Kryeziu 45’+1, Ron Raqi 90’+2—Suhejlj Muharem 37’] në një ndeshje ku kishte disa raste nga të dyja palët për të vulosur ndeshjen më herët. Por, mosaftësia e lojtarëve ofanzive si dhe zhagitjet e zakonshme për futbollin e Kosovës, dominuan për të dhënë këtë rezultat në fund.

Për momentin Prishtina ka dalë në pozitë të katërt të tabelës me 35 pikë nga 26 ndeshje. Ka qenë vetëm fitorja e tetë sezonale për bardhekaltërit kryeqytetas që janë rekorder të barazimeve këtë stinor në Superligë me 11 sosh! Feronikeli’74 i drejtuar nga Fidan Rexhepi ka pësuar humbjen e 18-të sezonale. Mbetet në 14 pikë, derisa po tregon lojë solide për të befasuar secilin ekip që nuk e merr seriozisht, përkundër gjasave të vogla për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga