LIDERJA SHKELË RIVALIN LOKAL

Foto: FCDrita/ fb
Drita demolon Gjilanin në derbi, mban distancën në krye
27 March, 2025 @22:08
Hap jashtëzakonisht i madh i Dritës në luftë për titull kampioni. Ekipi lider i Superligës nuk ka gabuar në derbin e madh të Gjilanit duke mposhtur rivalin lokal me rezultat të thellë, pasi që shfyrtëzoi gabimet e mbrojtjes së tyre për të shënuar katër herë brenda pjesës së parë ashtu që të sigurojë fitoren, Drita - Gjilani 4-0 [Almir Ajzeraj 15’, Rron Broja 17’, Arb Manaj 23’, Denys Kostyshyn 42’].
Rezultat aspak i pritur në derbi, ndërkaq Gjilani do të vajtojë pasigurinë e mbrojtjes në fillim të ndeshjes, që më pas i kushtoi me debakël. E tëra që bëri Gjilani në ndeshje ishte një gol, i anuluar për ofsajd, shënuar nga Oltion Bilalli! Në pjesën e dytë, ndeshja zaten u zbeh dhe rikthim për së paku zbutje rezultati nuk kishte!
E Drita kontrolloi mirë ndeshjen pas avantazhit të shpejtë dhe furisë së treguar në sulm, kur thuajse të gjitha gjërat që bëheshin në 16-metërshin kundërshtar, përfundonin te lojtarët e tyre që pamëshirshëm shënuan në portën e Kenan Haxhihamzës. Drita në pjesë të dytë kishte edhe një gol, por të anuluar nga VAR për shkak të lojës me dorë paraprakisht.
Bardhekaltërit liderë ndeshjen e kryen me 10 lojtarë, pasi që në kohën shtesë të ndeshjes Blerton Sheji mori kartonin e dytë të verdhë. Drita mbyllë xhiron e XXVI në pozitë të parë me 57 pikë, ndërkaq Gjilani i katërti me 35 pikë, mund të rrezikojë pozitën nëse ndjekësit me 3 pikë më pak fitojnë në këtë xhiro në përballjet që zhvillohen nesër e pasnesër.