Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA

Vllaznia forcon skuadrën para ndeshjes me Pejën

Vllaznia forcon skuadrën para ndeshjes me Pejën


13 January, 2020 @15:51

Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës, para ndeshjes me Pejë e përforcoi skuadrën e saj me dy përforcime.

Kahron Ross dhe Petar Kusovac u transferuan te Vllaznia.

Kahron Ross luan në pozitën e fundorit, është 25 vjeç, i gjatë 180 cm. Ai ka pasur një mesatare prej 8.9 pikëve, 4.4 asistimeve dhe 2.6 kërcimeve për ndeshje në skuadrën Karlsruhe Lions.

Petar Kusovac luan në pozitën e alo qendrës, është i gjatë 203 cm, derisa së fundi ka luajtur te skuadra Zlatorog.

Vllaznia nesër do të përballet me Pejën në kuadër të Ligës Ballkanike në ora 18:00.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League