Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA BALLKANIKE

Vllaznia me 3 përforcime para ndeshjes me Pejën

Vllaznia me 3 përforcime para ndeshjes me Pejën


12 November, 2019 @21:05

Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës ka shtuar në skuadër 3 përforcime para ndeshjes me Pejën, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Jaylen Babb-Harrison, Devonte Thomas dhe Amar Barukcija, do të jenë përforcimet që mund të luajnë të mërkurën kundër Pejës.

Harrison ishte pjesë e skuadrës kanadeze London Lightning. Ai luajti me mesatare prej 8.6 pikëve e 2.0 kërcimeve për ndeshje dhe luan në pozitën e fundorit.

Thomas është i gjatë 195, luan në pozitat 1 dhe 2, kurse Barukcija së fundi ishte pjesë e skuadrës Sarajevo. Ai kishte mesatere prej 10.7 pikëve e 7.7 kërcimeve për ndeshje.

Peja e pret Vëllaznin në “Karagaç” nesër me fillim nga ora 19:00, derisa do të kërkoj fitoren e dytë të stinorit pasi në ndeshjen e parë e kishte mposhtur Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League