Best of round 14
Vrsaljko më i miri i javës
23 December, 2013 @21:33
Performanca e shkëlqyer e qendrës kroate të Bashkimit, Denis Vrsaljko, në ndeshjen kundër Dritës, që ishte e fundit për stinorin vjeshtor, ka bërë atë që të zgjedhet basketbollisti më i mirë i xhiros XIV nga faqja e njohur basketbollistike, eurobasket.com.
Vrsaljko në ndeshjen përmbyllëse të edicionit vjeshtor ka realizuar 22 pikë, 14 kërcime, 2 asistime e 4 bllokada, derisa ka pasur përqindje të lartë prej 83% në tentime nga loja (10/12), duke pasur në përgjithësi efikasitet prej 37 pikëve.
Pas tij u rendit plejmekeri i Pejës, Samir Shaptahovic, i cili në ndeshjen e xhiros XIV ndaj Kastriotit luajti me double-double me 17 pikë e 11 asistime, derisa efektshmëria në lojë ishte 29 pikë.
Pas veteranit pejan u radhit talenti gjilanas, Arian Memeti, me numër të njëjtë të efektshmërisë. Memeti për 38:58 minuta sa qëndroi në parket, regjistroi 25 pikë, 11 kërcime dhe 2 asistime, duke realizuar njërën prej paraqitjeve më të mira të karrierës së tij, megjithëse ende është në fillim të saj.
*Basketbollisti i javës zgjedhet sipas llogaritjeve të efektshmërisë së lojtarëve nga faqja eurobasket.com, duke përfshirë po ashtu edhe rezultatin e ndeshjes, rëndësinë e saj, realizimin e dyshifrorëve të dyfishtë (double-double) apo dyshifrorëve të trefishtë (triple-double) të lojtarëve etj.
Top 10 performancat më të mira të xhiros XIV
Denis Vrsaljko (Bashkimi) | 22 pikë | 14 kërcime | 2 asistime/ 4 bllokada |
Samir Shaptahovic (Peja) | 17 pikë | 11 asistime | 4 kërcime/ 3 topa të vjedhur |
Arian Memeti (Drita) | 25 pikë | 11 kërcime | 2 asistime |
George Odufuwa (Peja) | 14 pikë | 10 kërcime | 2 asistime/ 2 bllokada |
Derio Green (RTV 21) | 26 pikë | 9 asistime | 3 kërcime |
K'Zell Wesson (Sigal Prishtina) | 20 pikë | 16 kërcime | 3 asistime |
Gerti Shima (Peja) | 17 pikë | 7 asistime | 6 kërcime/ 2 topa të vjedhur |
Driton Sylejmani (Drita) | 26 pikë | 10 kërcime | 2 asistime |
Arian Qallaku (Besa) | 15 pikë | 9 kërcime | 4 asistime |
Darrell Lampley (Bashkimi) | 27 pikë | 9 asistime | 5 kërcime |