Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - DRITA

Vushtrria në ngritje, Drita ende pa fitore në pranverë

Vushtrria në ngritje, Drita ende pa fitore në pranverë


5 March, 2020 @21:52

Skuadra e Vushtrrisë, e mposhti Dritën me rezultat 65-48 dhe u ngrit në pozitën e tretë.

Drita e mbylli pjesën e parë me 1 pikë epërsi, kurse Vushtrria e nisi më mirë pjesën e dytë, ku në çerekun e tretë pësuan vetëm 3 pikë dhe e krijuan epërsinë e mjaftueshme për ta kontrolluar ndeshjen dhe për të dalur fitues nga ky duel.

Si zakonisht lojtari më i mirë te Vushtrria ishte Erhan Sholla. Ai luajti me 20 pikë, 5 kërcime e 2 asisitime, derisa ndihmë mori edhe nga Engjëll Ramaj me 19 pikë e 9 kërcime dhe Ramadan Zekiqi me 10 pikë të tjera.

Te Drita u dalluan Qëndrim Demi me 13 pikë, 9 kërcime e 6 asistime dhe Driton Sulejmani me 11 pikë.

TABELA AKTUALE

Vushtrria me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë aktualisht me 5 fitore e 7 humbje, kurse Drita ende nuk e ka shijuar fitoren në stinorin pranveror dhe me 5 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e shtatë aktualisht.

Në javën tjetër Vushtrria pushon, derisa Drita takohet me Borean.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë