Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: MEGASPORTS-VUSHTRRIA

Vushtrria trimfon në Prizren, përmirëson bilansin

Vushtrria trimfon në Prizren, përmirëson bilansin


29 November, 2020 @13:10

Skuadra e Vushtrrisë ka shënuar fitore mbrëmë në Prizren, në përballjen e zhvilluar ndaj Megasportsit, duke i mposhtur vendasit 46-62 [7-14, 10-21, 17-11, 12-16].

Starti i mirë i vushtrriasve bëri që loja të shkojë shpejt në favor të tyre, derisa këndellja e vendasve në pjesë të dytë nuk ndërroi kahjen e lojës.

TABELA AKTUALE

Engjëll Ramaj me 17 pikë ka qenë më efikasi te Vushtrria në fitore, ndërsa me nga 10 pikë kanë kontribuuar Erlind Uka e Blendi Mehana.

Te vendasit e drejtuar nga Edon Godeni, Ensar Muriqi ka qenë më efikasi me 13 pikë, ndërsa Rigon Hasi e Ardit Osmani kanë dhënë nga 11 sosh, pamjaftueshëm për të çuar ekipin te fitorja.

Me këtë fitore Vushtrria bën bilansin 4-3, ndërsa Megasports 2-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë