Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAKERS THELLON EPËRSINË, SERIA 3-1!

Walker në skenë! Lakers mbijeton triple-doublin e Curryt dhe është një fitore para finales

Fotot: NBA on ESPN/ fb; Video: Youtube

Walker në skenë! Lakers mbijeton triple-doublin e Curryt dhe është një fitore para finales


9 May, 2023 @8:08

Me të përfunduar ndeshja në Crypto Arena, i tërë ekipi i Lakers shkoi te Lonnie Walker IV për ta përqafuar dhe për ta falenderuar për performancën e tij, ndërsa Lakers mbijetoi triple-doublin e Stephen Curryt për të fituar ndeshjen me tri pikë dallim, Lakers 104-101 Warriors.

Fitorja bën që Lakers të merr epërsinë 3-1 në seri, ndërsa tash është një fitore larg finales së Konferencës Perëndimore, e mbrojtja e Anthony Davis doli në pah, kurse në njërën ndaj Curryt bëri që ky i fundit të mos arrijë të shënojë në dy tentimet e tij brenda pak sekondash.

LeBron James

Curry përndryshe pati performancë të jashtëzakonshme, luajti me triple-double prej 31 pikësh, 14 asistimesh dhe 10 kërcimesh, kurse për rëndësinë e lojës së Walkerit (24 vj.) foli edhe superylli Lebron James pas ndeshjes, të cilit kur iu afrua mikrofoni tha, “Nëse s’do të më pyetni për Lonnie Walkerin, mos më pyesni asgjë.”

Walker shënoi të gjitha pikët e tij në çerekun e fundit të ndeshjes, ndërsa dha 15 pikë me saktësi shuti nga loja 66.7%. E secili bashkëlojtar shkoi dhe i falenderoi atij në atë që doli të bëhet vendimtar në ndeshjen, që u përcoll nga shumë yje hollywoodiane.

“I kam thënë Lonnit, qëndro i gatshëm gjithmonë, qëndro i gatshëm gjithmonë se do të vjen momenti. Kjo fitore s’do të vinte pa të. Ai e bëri atë që i thamë,” - tha LeBron pas fitores.

LeBron James në 13 minutat e para të ndeshjes nuk tentoi të shutojë fare, ndërsa kreu lojën me 27 pikë, 6 asistime e 9 kërcime. Anthony Davis, që në fund kapi topin e humbur të Warriors për të nisur kremtën e fitores, kreu lojën me 23 pikë, 2 asistime dhe 15 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga NBA