KB PEJA

Walker vjen në Pejë
23 November, 2012 @16:08
Qendra britanike 208 centimetërshe, Shane Walker, është përforcimi më i ri i Pejës, njofton Koha Ditore sot.
Pas dështimit të qendrës kroate Zoran Pehar në ndeshje kundër Sigal Prishtinës, krerët e klubit pejan, kanë vendosur që të testojnë qendrën britanike që deri tash ka luajtur për ekipin e ligës elite greke, Apollon Patras.
Walker ka arritur dje në Pejë dhe ka arritur marrëveshje deri në fund të stinorit vjeshtor me ekipin pejan dhe nëse ia mbush synin trajnerit kroat të Pejës, Rudolf Jugo, mund t’i vazhdohet kontrata deri në fund të stinorit.
Peja është lider i BKT Superligës, me pikë të njejta sa ka edhe Sigal Prishtina. Në xhiron e radhës Peja pret Trepçën në derbin e javës së dhjetë në Karagaç.