KAMPIONI AVANCON 2-0
Warriors fiton edhe pa Curryn
19 April, 2016 @8:29
Golden State Warriors ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të serisë ndaj Houston Rocketsit sot, duke mposhtur rivalin 115-106.
Lojtari më i mirë i Warriorsave, Stephen Curry, ka pushuar në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi të lehtë, ndërsa Klay Thompson e Draymod Green kanë mjaftuar për të sjellë fitoren e dytë për ekipin e tyre.
FOTO: Harden, pa zgjidhje për Warriors
Thompson përfundoi ndeshjen me 34 pikë të shënuara, ndërsa Green ishte afër triple-double’it me 12 pikë, 14 kërcime e 8 asistime.
Seria tash bartet në Houston, ndërsa James Harden që sot shënoi 28 pikë me kompaninë e tij, duhet të ndezin mirë motorët e raketave për t’i bërë diçka më shumë kampionit aktual.
FOTO: Festus Ezeli (GSW) ngulit para Clint Capelas (HOU)