Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 5 | WARRIORS - CELTICS

Warriors një hap para titullit!

Fotot: gsw/fb

Warriors një hap para titullit!


14 June, 2022 @10:49

Vetëm edhe një fitore i duhet Stephen Curryt me shokë për të arritur te titulli kampion i NBA-së.

Kjo, pas një ndeshjeje interesante mbrëmë, derisa Golden State Warriors mposhti Boston Celticsin 104-94 për të bërë serinë 3-2 në të mirë të tyre.

Andrew Wiggins dhe Klay Thompson u treguan çelës në këtë fitore të luftëtarëve, duke shënuar bashkë 47 pikë në fitore ndaj keltëve.

Boston nuk arriti të shënojë asnjë treshe në çerek të parë të ndeshjes. Por ata u këndellën në pjesë të dytë dhe morën edhe avantazhin për një kohë. Mirëpo, topat e humbur të tyre futën në ritëm kundërshtarin dhe pas kësaj Golden State nuk shikoi më pas, veçanërisht me treshen e Jordan Poole për të përfunduar çerekun e tretë 75-74.

 

Në çerekun e fundit gjithçka foli në emër të luftëtarëve, derisa Celtics shënoi vetëm tetë pikë në 8.5 minutat e çerekut të fundit.

Andrew Wiggins me 26 e Klay Thompson me 21 pikë ishin më efikasit te Golden State Warriors, ndërsa Steph Curry kontribuoi me 16 pikë.

Te Boston, që tashmë duhet fituar patjetër në ndeshjen e radhës - përndryshe titulli i shkon rivalit, më efikasit në përballjen e pestë ishin Jayson Tatum me 27 dhe Marcus Smart me 20 pikë të shënuara.

 


 
Të gjitha lajmet nga NBA