PETAR MIJOVIC
“Washburn kushton sa gjithë ekipi im, fitorja e pamundshme”
1 May, 2016 @21:07
Skuadra e Bashkimit nuk arriti ta përsërisë befasinë e ndeshjes së kaluar ndaj Sigal Prishtinës.
Kësaj radhe prizrenasit u mposhtën me rezultat të thellë ndaj Prishtinës, ndërsa në lidhje me këtë pas ndeshjes foli trajneri i Bashkimit, Petar Mijovic.
Në pyetjen nga gazetari i televesionit Supersport, se pse nuk arriti Bashkimi ta përsërisë suksesin e ndeshjes së dytë kur e mposhti Prishtinën, Mijovic tha:
“Si mendoni të arrijmë këtë me vetëm 5 lojtarë? Vetëm Washburn kushton më shumë se e gjithë ekipi ynë. Përsëritja e suksesit është e pamundshme.”
Pas ndeshjes së sotme, tani seria gjysmëfinale është 2-1 në të mirë të Sigal Prishtinës dhe tani prishtinasve i nevojitet vetëm edhe një fitore për ta siguruar finalen.