Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E GJATË E HORNETS

Watford emëron trajnerin e shtatë që prej stinorit 2020/21

Valérien Ismaël, trajner i ri i Watfordit/ Foto: Watford/fb

Watford emëron trajnerin e shtatë që prej stinorit 2020/21


11 May, 2023 @14:31

Ish-trajneri i Barnsley dhe WBA-së, Valérien Ismaël, është emëruar trajner i ri i Watfordit. Grerëzat kanë emëruar francezin në krye të ekipit, i cili së fundi punoi te Besiktasi turk.

Trajneri 47-vjeçar do të zëvendësojë Chris Wilderin në detyrë, ndërsa bëhet treajneri i shtatë që emërohet nga klubi që prej stinorit 2020/21 dhe i dhjeti që nga viti 2018.

Ndërsa në total, prej se ekipi u nda me Sean Dyche në 2012, Watford ka emëruar këta trajnerë në skuadër: Gianfranco Zola, Giuseppe Sannino, Oscar Garcia, Billy McKinlay, Slavisa Jokanovic, Quique Sanchez Flores, Walter Mazzarri, Marco Silva, Javi Gracia, Nigel Pearson, Vladimir Ivic, Xisco Munoz, Claudio Ranieri, Roy Hodgson, Rob Edwards, Slaven Bilic dhe Chris Wilder.

Përndryshe, Watford ka përfunduar stinorin në pozitën e 11 në kuadër të Championship këtë stinor me 63 pikë nga 46 ndeshje, duke mbetur 7 pikë larg vendeve që siguruan Playoffin për Premier Ligë.


 
Të gjitha lajmet nga