Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI VAZHDON ME PËRFORCIME PREMTUESE

Wayne Arnold - “snajper” i ri i KB Prizrenit

Foto: cuieagles.com

Wayne Arnold - “snajper” i ri i KB Prizrenit


23 July, 2022 @11:05

Skuadra bardhezi nga qyteti i vjetër, KB Prizreni, ka zyrtarizuar edhe të huajin e dytë ditë më parë.

Ekipi që drejtohet nga Arbnor Rifati, mëton se ka marrë snajperistin e radhës në ekip, duke llogaritur edhe ardhjen e Ivan Koljevicit, si të huajin e parë të prezantuar për edicionin e ri të garave, 2022/23.

Basketbollisti 193-centimetra i gjatë luan në pozitën një dhe së fundi ka qenë pjesë e Concordia University Irvine Eagles, ku ka pasur mesatare prej 23.1 pikësh për ndeshje, 1.1 asistime dhe 4.4 kërcime!

Në mesataren sezonale të tij, prej 212 tentimeve për tri pikë, ai ka shënuar 71 herë, që i bie mbi 30% saktësi, në fakt saktësisht 33.5%. Këto nga statistikat e NCAA2!

Wayne Arnold @ Concordia

Por, si duket Arnold nuk do të jetë përforcimi i fundit i ekipit, pasi që klubi në njoftimin për të ka bërë të ditur se do të shtojnë edhe jo një, por dy super-lojtarë me të cilët edhe do të mbyllin punën në tregun veror të lojtarëve!

“Koljevic dhe Arnold janë dy përforcimet e huaja në ekip. Së shpejti do të prezantojmë edhe dy super-lojtarë që edhe do të jetë fundi i merkatos për sivjet. Pritet një super-edicion, por sigurisht se edhe skuadra do të jetë super e nxehtë,” — ka shkruar njoftimi i KB Prizreni.

Pos tyre, KB Prizreni ka ruajtur bazën e lojtarëve vendorë që e ka pasur me Urim Zenelajn, Qëndrim Ajazajn e Blendi Matoshin, derisa shuteri vendor Arti Hajdari është larguar te KB Peja.

Ekipi në stinorin e kaluar fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës, ndërsa në PlayOff të Superligës u ndalë në çerekfinale, njëjtë edhe në Kupë të Kosovës gjithashtu në çerekfinale.

Në Ligën Unike, kapën vendin e tretë duke marrë medaljen e bronztë, pasi që mposhtën Teutën e Durrësit në luftë për medalje. Në rrugëtim për finale i kishte ndalur Peja, ngushtë, 98-94.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga