Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE HAMMERS

West Ham përgatit ofertën për Lingardin

Foto:Google

West Ham përgatit ofertën për Lingardin


8 April, 2021 @13:34

West Ham United, pas huazimit të sulmuesit të Manchester Unitedit, Jesse Lingard, ka pasur ngritje. E kjo nuk ka kaluar pa u vlerësuar nga klubi dhe tashmë trajneri skocez i ekipit, po përgatit ofertë për blerjen e lojtarit nga Djajt e Kuq.

West Ham United janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për Jesse Lingard, sipas Daily Mirror.

Lingard është huazuar te Hammers në merkaton e dimrit nga Manchester United.

Ai ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje që nga lëvizja e tij e përkohshme nga djajtë e kuq.

David Moyes ështe i etur për ta bërë marrëveshjen të përhershme me anglezin.


 
Të gjitha lajmet nga