BAYERN 2-3 PARIS
Mbappe e Neymar shkëlqejnë, PSG me avantazh ndaj kampionit
7 April, 2021 @22:57
Sulmuesi francez Kylian Mbappe është treguar senzacional sonte, derisa ka shënuar dy herë për t’i dhënë fitoren minimale ekipit të tij Paris St Germain ndaj Bayernit në Munchen të Gjermanisë për përfundimtaren 2-3 [Choupo-Moting 37, Muller 60 - Mbappe 3, 68, Marquinhos 28].
Dy golat e ardhur nga Parisi në pjesë të parë u asistuan nga braziliani i rikthyer te ekipit, Neymar.
Por, gjermanët si gjermanët, nuk u dorëzuan dhe në pjesë të dytë së pari me zëvendësuesin e Robert Lewandowskit të lënduar, Eric Choup-Moting, e pastaj edhe me Thomas Mullerin Bayern barazoi në 2-2. Bayern në fakt kishte shumë raste të mira për të shënuar, por pa dyshim, mungesa e armës kryesore të skuadrës, polakut Lewandowski, u vërejt.
Sidoqoftë, për përfundimtaren u përkujdes Mbappe. I cili nga një solo-aksion nga kundërsulmi shënoi në mënyrë brilante për t’i dhënë fund dilemave për fituesin e ndeshjes dhe i dha ekipit të tij avantazh minimal para duelit të radhës që zhvillohet javën tjetër.
Kujtojmë, Bayern është kampion aktual i Ligës së Kampionëve, pasi që kishte mposhtur vjet në finale të garës pikërisht PSG-në, me rezultat minimal, 0-1.