ARMEND DALLKU
Dallku: Është kryer vetëm gjysma e punës
7 April, 2021 @18:24
Trajneri i Dukagjinit të Klinës, Armend Dallku, pas ndeshjes gjysmëfinale ndaj Istogut tha se pavarësisht rezultatit të favorshëm, kjo është vetëm gjysma e punës së kryer dhe se si ekip duhet të jenë të vëmendshëm në ndeshjen kthyese.
Dukagjini në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës të zhvilluar sot, e mposhti Istogun në udhëtim me rezultat 1-2, në një fushë të vështirë për shkak të të reshurave të dëborës.
RAPORTI I NDESHJES
“Duhet t’i përgëzojmë të dy ekipet për një luftë të pakompromis. Pavarësisht se fusha nuk ishte në gjende të mirë, u vendos që të luhet ndeshja. Ne jemi të kënaqur për fitoren, por asgjë nuk ka përfunduar, sepse kjo është vetëm gjysma e punës. Na pret edhe një ndeshje në shtëpinë tonë, por normalisht që për këtë ndeshje do të jemi më të qetë”, tha Dallku për Art Sport.
Ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Dukagjinit dhe Istogut do të luhet pas dy javëve.