FITOJNË PRIZRENASIT
Xhevat Susuri vendos ndeshjen, Liria mposhti Besa Pejën
25 September, 2024 @22:54
Ka qenë minuta e 22-të e ndeshjes, kur sulmuesi i ri i ekipit të Lirisë Xhevat Susuri ka shfrytëzuar një mosmarrëveshje mes mbrojtësve dhe portierit të ekipit mysafir për të shënuar për fitore!
Liria ka mposhtur sot Besa Pejën me rezultat minimal 1-0, por ka qenë fitore tepër e rëndësishme për bardhezinjtë vendas që po kërkojnë të mbajnë hapin me kryesuesit e Grupit A të Ligës së Parë.
Në pjesën e dytë nuk kishte gola, ndërsa Liria pati një goditje të rrezikshme në portën e mysafirëve me Fiton Hajdarin. Fitorja, ka qenë vetëm e treta për Lirinë nga gjashtë xhiro të zhvilluara dhe tash ka 10 pikë nga 6 ndeshje, duke qëndruar në pozitë të pestë. Besa Peja mbyll xhiron e shtata me 6 pikë nga po aq ndeshje.