Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA KAMPIONE!

Yamal me super-gol, Barcelona kampione!

Fotot: FCBarcelona/ fb

Yamal me super-gol, Barcelona kampione!


15 May, 2025 @23:49

Lamine Yamal është treguar vendimtar në ndeshjen ku Barcelona siguroi titullin kampion të Spanjës për stinorin 2024/25. Super-talenti i katalonasve shënoi një gol të mrekullueshëm në stilin e tij për epërsi, ndërsa në kohën shtesë asistoi për Fermin Lopezin për fitore në derbin lokal të qytetit, ku Barcelona mposhti Espanyolin dhe matematikisht siguroi titullin e kampionit të Spanjës.

Espanyol - Barcelona 0-2 [Yamal 53’, Fermin 90’+5]. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola dhe përkundër rasteve është dashur që 17-vjeçari të prodhonte diçka speciale për të zhbllokuar rezultatin. Dhe përmes një depërtimi me lëshim topit horizontalisht, ai fort shutoi për të gjetur këndin e epërsm të portës së rivalëve lokal, që pastaj rezultoi edhe me fitore të skuadrës.

Në këtë ndeshje, mesfushori briliant i Barcelonës Pedri regjistroi ndeshjen e 200-të të tij me fanellën e blaugranëve, në moshën 22-vjeçare.

Barcelona me sonte fitoi titullin e 28-të të Spanjës, ndërsa javë më parë fitoi edhe Kupën e Spanjës e më parë gjatë stinorit edhe Superkupën, për të kompletuar trofetë vendorë. Ky është titulli i dytë i Barcelonës në tre stinorët e fundit.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të stinorit, Barcelona ka 85 pikë, 7 më shumë sesa Real Madridi në pozitë të dytë - që garanton trofeun e kampionit dhe festën në qytet.

 


 
Të gjitha lajmet nga