Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - TREPÇA

Ylli kthehet në pjesë të dytë, për krye të tabelës

Ylli kthehet në pjesë të dytë, për krye të tabelës


5 October, 2019 @18:51

Me performancën e treguar në 20 minutëshin e fundit të ndeshjes, Ylli e mposhti Trepçën me rezultat 90-80.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 41-45 në favor të Trepçës, derisa Ylli e riktheu rezultatin në çerekun e tretë dhe epërsia e tij u ruajt deri në fund të ndeshjes.

Pesë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore te Ylli. Valon Bunjaku ishte më i miri me 20 pikë, 7 kërcime, 4 asistime e 4 topa të rrëmbyer, derisa u dalluan edhe Samir Zekiqi me 18 pikë, Alante Fenner me 16 pikë dhe Altin Morina e Arben Camaj me nga 10 pikë secili.

Te skuadra mitrovicase, më i miri ishte DJ Hanes me 31 pikë, 5 kërcime e 5 asistime.

TABELA AKTUALE

Ylli me 3 fitore e 0 humbje, aktualisht ngritet në krye të tabelës, kurse Trepça nuk fiton edhe në ndeshjen e dytë të stinorit.

Në xhiron e katërt, Ylli përballet me Bashkimin në Prizren, kurse Trepça e pret Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga