Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLDEN EAGLE YLLI

Ylli largon një basketbollist!

Ylli largon një basketbollist!


22 January, 2021 @17:28

Skuadra e stërpërforcuar e afatit kalimtar të janarit, Golden Eagle Ylli, ka larguar një lojtar për shkak të hapësirës së pamjaftueshëm për lojë.

Sipas burimeve të afërta të TopSporti.com, nga “xhebrailat” është larguar basketbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Frenki Lilaj.

Lilaj ishte transferuar te Ylli rreth tri javë më parë, ndërsa gjatë kësaj kohe ka pasur vetëm tri paraqitje dhe minutazhë mjaft të vogël për t’u dëshmuar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga