Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - KAMZA

Ylli merr kryesimin e Ligës Unike

Ylli merr kryesimin e Ligës Unike


4 December, 2021 @20:18

Skuadra e Yllit drejtuar nga Adis Beciragic ka arritur fitore ndaj Kamzës dhe ka marrë kryesimin e Ligës Unike përkohësisht me bilans 4-1.

Ylli ka mposhtur në 13 qershori të Suharekës Kamzën sonte me rezultat 89-75 [30-21, 22-9, 16-24, 21-21].

Më efikasi në fitore ka qenë Erjon Kastrati me 17 pikë të shënuara, që ka qenë instrumental në lojën e Yllit duke shtuar në llogari të tij edhe 6 asistime dhe 6 kërcime, bashkë me 1 bllokadë dhe 1 top të rrëmbyer.

Me 16 pikë kreu ndeshjen Mikaile Tmusic, ndërsa Gëzim Morina luajti me 13 pikë e 9 asistime.

Gerald Davis ka qenë më i dalluari te ekipi i Kamzës. Amerikani ka shënuar 17 pikë e 4 asistime në humbjen e ekipit, derisa lojtari tjetër i vetëm që shënoi pikë dyshifrore ka qenë Niko Thano, 15 sosh.

Ylli me këtë fitore bën bilansin 4-1 duke qenë ndër skuadrat më të mira të ligës, ndërsa Kamza tashmë bëhet me bilans negativ, 2-3.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike